» A i është mohuar viza amerikane Petrit Vasilit? N/kryetari i LSI-së publikon foton e vizës në pasaportë

A i është mohuar viza amerikane Petrit Vasilit? N/kryetari i LSI-së publikon foton e vizës në pasaportë

Një pyetje e shtruar sot gjatë intervistës së dhënë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Zërin e Amerikës, ka shkaktuar një furtunë diskutimesh politike në Tiranë. A ia ka refuzuar Ambasada e SHBA-së vizën amerikane Petrit Vasilit? Zonja Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Po ti ishte mohuar viza, zoti Vasili ka qenë vitin e kaluar në vizitë zyrtare në SHBA. Zoti Vasili është një nga njerëzit më pa probleme. Zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë me zotin Lu për Reformën në Drejtësi”.

360 Gradë.al ka siguruar dokumentin që vërteton se Petrit Vasilit jo vetëm nuk i është refuzuar viza por pak muaj më parë ka udhëtuar normalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fotoja më poshtë e pasaportës së Petrit Vasilit konfirmon udhëtimin e Vasilit dhe marrjen e vizës për në SHBA.



360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera