» Integrimi, Katrugalos: Nëse Shqipëria është gati mund të hipë në bord

Integrimi, Katrugalos: Nëse Shqipëria është gati mund të hipë në bord

Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për POLITICO, Katrugalos thotë se nëse Shqipëria do të jetë gati, mund të hipë në bord, por s’ka dyshim për Maqedoninë e Veriut.

“Në qershor është e mundur që BE-ja do të shpallë një vendim lidhur me pranimin e Shqipërisë, edhe pse diplomatët thonë se presin drita jeshile për negociatat janë vetëm për Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrougalos tha gjithashtu se dëshiron që Brukseli të mbajë derën e hapur për Turqinë për t’u bashkuar me bllokun.

Ai tha se ai ende beson se e ardhmja e Turqisë është në Bashkimin Evropia.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera