» Prokuroria Speciale hetim pas dëshmisë së publikuar nga Brovina

Prokuroria Speciale hetim pas dëshmisë së publikuar nga Brovina

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se do të hapin hetim pas publikimit të fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, e cila dëshmon për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Prokuroria bën të ditur se do ta ftojnë deputeten Brovina, për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Speciale, thuhet se ata kanë kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, vetëm pas publikimit nga deputetja dhe se deri tani nuk kanë pasur dëshmi nga askush për këtë rast.

Prokuroria Speciale, fton të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, t’i sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera