» Refuzoi testin e ADN-së për të provuar atësinë e aktores, dënohet ish-mbreti i Belgjikës, 5000€ çdo ditë

Refuzoi testin e ADN-së për të provuar atësinë e aktores, dënohet ish-mbreti i Belgjikës, 5000€ çdo ditë

Një gjykatë në Bruksel të Belgjikës ka vendosur që ish-mbreti Albert II do të paguajë 5000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai do të kryejë testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jo të tij të artistes dhe aristokrates, Delphine Boël.

Gjykata ka kërkuar që ish-mbreti të kryejë testin, ndërkohë që babai zyrtar i Boël e ka kryer atë dhe ka rezultuar se nuk është babai biologjik i artistes.

Alberti II ka refuzuar të kryejë testin genetik, pas pretendimeve të Boël se ai është babai i saj. Artsitja e shpalli pretendimin e vet në vitin 2013, kur Alberti II abdikoi nga froni. Vendimi i gjykatës nuk do të zbatohet deri në fund të vitit aktual për shkak të një gjykimi tjetër të kërkuar nga ish-mbreti.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera