» Burg për aktorët e famshëm turq, ja për çfarë akuzohen

Burg për aktorët e famshëm turq, ja për çfarë akuzohen

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar 13 të pandehur, mes të cilëve aktorët  e njohur turk, Çagatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtarin Cenk Eren me nga 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike. Rreth një vit më parë ata ishin dënuar me nga 4 vite e 2 muaj burg për të njëjtën akuzë. Vendimi i gjykatës ditën e mërkurë, përveçse u ul dënimin, shtyn implementimin e tij me 5 vite.

Aktorët ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në Janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6-vitesh.

cagataygdozel

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, njihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari. Ai aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

sarp-gizem

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”./tvklan.al


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera