» Mot i keq në Europë, bie borë në ishullin e Korsikës

Mot i keq në Europë, bie borë në ishullin e Korsikës

Një rekord i ri për temperaturat e ulëta në muajin maj është vendosur në ishullin francez në Mesdhe, Korsikë, ku reshjet e borës ranë me shumicë dhe mbuluan shpejt rrugët.

“Ne po habitemi jo pak. Nuk kemi zinxhirë për rrotat, ishim me pantallonta të shkurtra e sandale, ndërsa tani….”, thotë një turist.

“Jemi habitur shumë. Erdhëm këtu për diellin dhe aktualisht jemi në bastijë. Erdhëm për një ditë në ajacio për të shijuar diellin dhe ja cfarë na ndodhi. Ne vijmë nga alsaca, kemi shumë borë ndaj nuk prisnim borë këtu”, shprehet një tjetër.

Sipas shërbimit të motit të BBC, moti në Evropë është i pazakontë ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm në Spanjë, Portugali dhe Qipro. Në Evropë do të rikthehet i ftohti, ndërsa Greqia dhe Ballkani, përfshirë vendin tonë, janë përballur me reshje të shumta shiu. Dhe në fundjavë, situata nuk do të jetë aspak më e mirë./tch/


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera