» Kërkohet “arrest me burg” për 7 protestuesit e 13 majit

Kërkohet “arrest me burg” për 7 protestuesit e 13 majit

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 protestuesit e arrestuar për marshimin-protestë të 13 majit nga opozita.

Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Arben Micko.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale shkatërrim të pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Për protestën e 13 majit janë proceduar në gjendje të lirë edhe 15 protestues të tjerë.

“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim” bën me dije policia në komunikatën për mediat.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Policia thotë se në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera