» ISHP nxjerr analizat, uji nuk është shkaktar i helmimit

ISHP nxjerr analizat, uji nuk është shkaktar i helmimit

Prej dhjetë ditësh banorët e Bulqizës nuk konsumojnë ujin e çezmës nga frika e ndonjë helmimi tjetër, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik nxjerr rezultatet e analizave.

Pas dërgimit të përgjigjeve zyrtare të analizave, drejtoria e shëndetit publik në Bulqizë pritet të dalë me një vendim të dytë, pas atij për ndalimin e konsumimit të ujit.

Hetimi për helmimin masiv të 150 banorëve të lagjes së vjetër të Bulqizës u shtri edhe në elemente të tjerë, si tek pesticidet e palara mirë në fruta-perime apo ndonjë problem të mundshëm higjeno-sanitar në furrat e bukës së kësaj zone. Përgjigjet për këto analiza ende nuk kanë dalë dhe arsyeja e helmimit mbetet ende mister.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera