» Kryemadhi në SHBA, takim me Nancy Pelosin: Pres me padurim për të…

Kryemadhi në SHBA, takim me Nancy Pelosin: Pres me padurim për të…

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka zhvilluar nje takim ne SHBA, me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, ajo informon se ka qene nje kenaqesi e madhe të bisedonte me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”- shkruan jo.

Postimi i Kryemadhit 

Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera