» Ajax shpallet kampion i Hollandës, titulli i 34 në histori

Ajax shpallet kampion i Hollandës, titulli i 34 në histori

Nuk ia doli të shkonte në finale të Ligës së Kampioneve por u shpall kampion i Haollandës për herë të 34-t në histori. Ajax ka mundur 4-1 ekipin e Graafschapin në transfertë dhe ka ngritur lart trofeun për t’u konfirmuar si superfuqia e kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Ten Hag përfundoi në vendin e parë në Eredevise me 86 pikë, tre më shumë se PSV. Ajax rrëmbeu zemrat e miliona tifozëve anekënd botës me paraqitjet e tij në këtë sezon duke arritur të kaualifikohej deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe duke eleminuar skuadra si Real Madrid dhe Juventus.

Ndërsa në sezonin tjetër skuadra mund të riformatohet për shkak se disa nga lojtarët më të mirë mund të largohen në drejtim të klubeve më të mira të Europës.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera