» Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike.

Ndërprerja e  energjisë elektrike do bëhet për shkak të punimeve që po kryen OST-ja në Nënstascionin Tirana 1 tek Zogu i Zi.

“Për shkak të punimeve që do të kryhen në Nënstacionin “Tirana 1”, energjia do të shkëputet nga ora 08:00 dëri në orën 16:00 në zonat Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës së Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak”, njofton OSHEE.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera