» Reshje të dendura shiu në të gjithë Shqipërinë, ja moti për ditën e nesërme

Reshje të dendura shiu në të gjithë Shqipërinë, ja moti për ditën e nesërme

RESHJET

Nesër (e enjte dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të territorit. Ato pritet të jenë lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate .

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.15) dhe nesër (e enjte dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera