» Replikë me Fugën, ose kryeministrin e natës

Replikë me Fugën, ose kryeministrin e natës

Nga Basir Çollaku

Pas një shkrimi reportazh të gazetës gjermane “Bild”, më e madhja në Europë, ku qeveria cilësohej një grup mafioz, udhëhequr nga gangsterë, kobi ra ne derë të Rilindjes. Duke ditur peshën dërrmuese të kësaj gazete, Endri Fuga, nuk mundej të urtohej, sikur lajmi vinte nga kazanët e kontrolluar prej shefit të tij. E nisën siklet-heqjen iluzive në emisionin “Opinion”, i rikthyer në aktualitet pas një pauze rrethanore të producentëve…

Ish-deputeti, ish-sekretari sërish sekretar në PS, kolegu-mik, Alfred Peza, megjithë respektin që kishte për mua, (respekt i ndërsjelltë) më cilësoi gazetar pranë PD. Faleminderit! Po, Fredi! Jam pranë PD para se të lindte ajo si parti. Ngaqë unë jam i djathtë dhe i persekutuar që nga viti ‘62 e më pas, para lindjes sime. Kohë kur më burgosën xhaxhanë. Për ironi të fatit, ndër akuzat në dosje është dhe ajo e dëgjimit “imperialist” të Zërit të Amerikës dhe Radio Vatikanit që dëgjoheshin në shtëpinë tonë, fshehurazi partisë mëmë ku ju gjendeni sot.

E kemi në ADN lajmin dhe të vërtetën, të djathtën. Afria me të djathtën nuk më bën aspak të pavërtetë. Më përballni qoftë dhe me një dhjetësekondësh të pavërtetë, të besoj në sinqeritetin e diversionit tuaj.

Kur nuk zë zemra karar dhe shefi ka temperaturë perëndimore, duhet vijuar me arrogancë

Ndaj Fuga 2 kthehet sot.

Bën një tekst tjetër dhe nxjerrin deputeten Blerina Gjylameti, duke e rënduar gjuhën dhe hallin, thua ishin çuar nga një ziafet narkotik. Sipas Fuges 2, apo Gjylametit 1, reportazhi në “Bild”, ishte strategji e opozitës dhe një nga burimet isha unë, si gazetar i oborrit të PD.

Po zonja Gjylameti 1, apo Fuga 2!

PD dhe e djathta janë oborri im. Ne na ndan ideologjia, ADN dhe trashëgimia. Tani telashet janë jashtë oborrit. Janë në oborrin tuaj. Saktësisht në oborrin e Ramës, ku ju jeni bujtës dhe vuajtës.

Kthehemi t’i themi shkoqur.

Para të pista për t’ju njollosur ju?!?!

Për emër të Zotit mos qeshni me lotin tuaj!

“Bild” paska marrë para të pista nga opozita, madje dhe nga unë për t’ju damkosur ju!!!?!

Deputete, fol me Fugën se e teproi, duke veshur budallëkun me emrin e lexuesit të tekstit në këtë rast rrota jua zuri bishtin juve.

Unë i kam lajmëruar maskarenjtë e kësaj bote, kudo e ngadoqofshin se nuk mbroj asnjërin prej tyre.

Fuga e di përmendësh këtë gjë.

E di aq mirë sa qameti ju urdhëron juve, si 1 ashtu dhe 2, të më cilësoni pranë opozitës dhe kështu jam armiku i madh ndaj jush…!

Po pak xhevap z. kryeministër i natës, z. Fuga bëni mund e merreni te zonja Marku, pasi duhet të keni qenë në pjekjen e saj me Ramën,  kur e thirrët në kuvend në odat tuaja qeveritare.

Pyeteni vetëm për pak gjëra, që vetë i dini më mirë se ajo. Po sugjeroj krejt pak…Pyeteni për:

1-Për dosjen “184”, telefonatën e Ramës me 11 shtator në darkë, telefonatën e bërë në oborrin e votimeve në Peshkopi, nga oborri juaj në parti dhe qeveri, për të konfirmuar punëmbarimin me grabitjen e mandatit..

2-Pyeteni për Veliajn se gjëkundi ndonjë dosje që po mbyllet, mund t’ia heqë konkurimin dhe ju nxjerr gafil…

3-Pyeteni për Gjushin, Lalën, Taon, Sajen, Lirin, Mirin, Benin, Damianin, por jo me taksi elektrike, se ata janë biznes i pastër…pyeteni dhe për plot të tjerë emra…

4-Pyeteni kur do nisë hetimin për “Bild”, kazanin më të madh europian, të cilin e lexon Merkel sapo nis punën në mëngjes…se ata mezi presin padine tuaj me sa di unë..

5-Pastaj Fuga, zonja e zotni, si miku im Fredi dhe zonja Gjylameti kërkon të dijë nëse nuk keni parë gjë akoma…

Me këto këshilla jo fort të holla të Fugës, më duket sikur ai po braktis me ngut Ramën dhe po punon për pasardhësin e tij, kundër e fshehur dijenisë së tij…

Pastaj zgjatet në majë të gishtave dhe shkon e ankohet për “Bild”.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera