» Donald Trump Jr do të paraqitet për dëshmi në Senat

Donald Trump Jr do të paraqitet për dëshmi në Senat

Komisioni i Senatit për Zbulimin ka rënë dakord me djalin e Presidentit Donald Trump që ai të paraqitet për një seancë pyetjesh me dyer të mbyllura në muajin qershor.

Komisioni po kryen një hetim dypartiak rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe ka kërkuar thirrjen e Donald Trump Jr-it për shkak të një deklarate të tij të vitit 2017 që bie në kundërshtim me atë që ka thënë përpara një komisioni të Kongresit, ish-avokati personal i presidentit Trump.

Djali i madh i presidentit u tërhoq nga planet e tij të mëparshme për të dëshmuar sërisht në Kongres, duke e detyruar komisionin që të lëshojë një urdhër zyrtar për të marrë dëshminë e tij.

Gjatë seancës së muajit qershor vëmendja do të përqëndrohet tek planet për ndërtimin e një kulle në Moskë si dhe rreth një takimi në kullën Trump në Nju Jork gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 ku merrte pjesë Donald Trump Jr së bashku me një avokate ruse dhe menaxherin e fushatës së zotit Trump, Paul Manafort.

 


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera