» Ditëlindje në resortin luksoz/ Bleona Qerreti zbulon me kë e festoi 40 vjetorin…

Ditëlindje në resortin luksoz/ Bleona Qerreti zbulon me kë e festoi 40 vjetorin…

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti e cila tashmë jeton në Amerikë, ka festuar ditën e djeshme 40 vjetorin.Ajo kishte vendosur që ditëlindjen e saj ta festonte në një prej resorteve më luksoze të qytetit të Meksikës.

Bëhet fjalë për “Las Ventanas Paraiso” që ofron një pamje të mrekullueshme dhe të krijon idenë e një parajse të vërtetë.

Qerreti ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më të bukura. Ajo ishte nën shoqërinë e prindërve, Nazmiut dhe Olit, por edhe qenushit të saj të preferuar, Jonny-t.

“Momente të bukura që shoqërojnë buzëqeshje tënde duke lexuar urimet e pafundme që vijnë nga miq dhe dashamirës të shumtë. Kjo buzëqeshje të të shoqërojë gjatë gjithë rrugëtimit të jetës tënde bijë. Zoti të bekoftë me gjithë të mirat e kësaj bote”, ishte urimi i mami Olit për vajzën e saj.

 

 

 

 

 


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera