» Këngëtarja e njohur tregon arsyen pse nuk vesh firmato. “Jam…”

Këngëtarja e njohur tregon arsyen pse nuk vesh firmato. “Jam…”

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instahgram”, ku numëron mijëra ndjekës.

Këngëtarja publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj, shpeshherë edhe me doza humori, e kjo është edhe një arsye se pse fansat e duan kaq shumë.

Ditën e sotme, Aurela ka postuar një foto të saj ku zbulon arsyen se pse nuk vesh rroba firmato.

“Nuk mbaj firma se jam firmë vetë”, shkruhet në bluzën që mban veshur këngëtarja. Gjithashtu vihen re edhe inicialet e saj në bluzë.

“E thjeshtë, e pastër, pambuk po e po as bëhet llaf”, shkruan Gaçe krahas fotos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Ndjekësit janë dakord me shkrimin e Aurelës në bluzë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera