» Vajzat shqiptare pushtojnë botën! Njihuni me bukuroshen që do të përfaqësojë Australinë në Miss World

Vajzat shqiptare pushtojnë botën! Njihuni me bukuroshen që do të përfaqësojë Australinë në Miss World

Vajzat e bukura shqiptare po bëjnë bujë ngado, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë këto kohë.

Pak ditë më parë ne u njohëm me Alba Veselin, vajzën shqiptare më të përfolur të momentit në Itali.

Ndërsa sot blogeri Olti Curi ka sjellë një tjetër bukuroshe shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë.

Bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.

Klea është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën ngjason jashtëzakonisht shumë.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera