» Mediat turke: Greqia liron terroristët e dyshuar

Mediat turke: Greqia liron terroristët e dyshuar

Një gjykatë greke më 15 maj ka liruar nëntë shtetas turq nga veprat penale të terrorizmit, për shkak të mungesës së provave.

Policia greke kishte arrestuar tetë burra dhe një grua në vitin 2017, në kohën kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte vizituar Greqinë. Të dyshuarit kishin planifikuar të lëshonin raketa në të dy anët e konvojit të Erdoganit teksa udhëtoi nëpër Athinë më 7 dhjetor, shkruajnë mediat turke.

Njësitë antiterroriste të Greqisë bastisën apartamente në Athinën qendrore më 28 nëntor 2017 duke arrestuar të dyshuarit. Një gjykatë greke më 4 dhjetor urdhëroi arrestimin e nëntë qytetarëve turq. Autoritetet greke në atë kohë e lidhën rastin me një grupim të dyshuar terrorist lokal.

Të paraburgosurit kishin mohuar çdo keqbërje, dhe prokurorët kishin sugjeruar që ata të liroheshin. Greqia dhe Turqia, megjithëse aleatët e NATO-s, shpesh kanë qenë të shqetësuar lidhur me çështjet që përfshijnë të drejtat territoriale të Egjeut dhe ishullin e ndarë etnikisht të Qipros./BW


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera