» Të armatosur deri në “dhëmbë” grabisnin pikat e karburanteve, arrestohen 6 shqiptarë. Si i organizonin vjedhjet? (Detaje)

Të armatosur deri në “dhëmbë” grabisnin pikat e karburanteve, arrestohen 6 shqiptarë. Si i organizonin vjedhjet? (Detaje)

Një bandë shqiptarësh, e cila ka kryer sistematikisht plaçkitje të armatosura në pikat e karburanteve, në parkingje dhe shtëpi private, është goditur nga policia greke.

 

Gjashtë shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një operacioni policor të zhvilluar në Athinë, Kesariani, Nea Ionia, Acharnes dhe Artemisa. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës midis 22 dhe 41 vjeç dhe sipas policisë greke, ata kanë kryer më shumë se 9 grabitje.

Hetimi i policisë zbuloi se të pandehurit, për gjashtë muaj, kishin formuar një organizatë kriminale që kryente grabitje të armatosura.

Si u godit banda?

Të arrestuarit vepronin në grupe prej dy deri në pesë persona, me një përbërje të ndryshme në secilin rast.

Ata i afroheshin në këmbë objektit që kishin piketuar për të grabitur,  zakonisht në orët e hershme të mëngjesit.

Nëpërmjet kërcënimit të armëve të zjarrit por edhe të pajisjeve të tjera si thika apo tasera, ata kërcënonin viktimat e tyre. Në pikat e karburantit vidhnin paratë, ndërsa tek qytetarët merrnin sendet personale, telefonat celularë, etj.

Ata arrinin të merrnin edhe makina duke përdorur çelësat që ua kishin marrë viktimave të tyre nëpërmjet kërcënimit, duke i përdorur si mjet udhëtimi për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se autorët kishin marrë masa të veçanta parandaluese, duke mbuluar fytyrat e tyre me maska apo kapuç, ndërsa kartat e telefonave i kishin të regjistruara tek persona inekzistentë.

Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët janë gjetur disa armës si dhe mbi një kg drogë e llojit kanabis.

Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

 

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe katër makina.Deri më tani, hetuesit kanë zbuluar se shqiptarët kanë plaçkitur 6 stacione benzine, dy automjete private në vendet e parkuara si dhe kanë grabitur një shtëpi dhe një motor.

Përveç kësaj, një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës, ndërsa po vazhdojnë hetimet për përfshirje në krime të tjera./panorama


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera