» “Luftë” para finales së Kupës, ultrasit shkatërrojnë makinën e policisë

“Luftë” para finales së Kupës, ultrasit shkatërrojnë makinën e policisë

Finalja e Kupës së Italisë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pak orë para takimit të “Olimpicos” mes Atalantës dhe Lazios, tifozët e këtyre të fundit janë përplasur me policinë. Shishet dhe grushtat nuk munguan, teksa ultrasit bardhekaltër shkatërruan edhe një makinë policie. Ndërkohë që uniformat blu reaguan me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, raporton ora news.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e urës së Milvio, një pikë kyçe kjo në kryeqytetin italian. Pas shpërndarjes së turmës, policia konfiskoi 16 kallëp tritoli, një palë gërshërë, një thikë, një shkop druri 45 centrimetra dhe disa sende piroteknike.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera