» Gjermani, përfiton nga testimi në rrugë për të vjedhur Ferrarin

Gjermani, përfiton nga testimi në rrugë për të vjedhur Ferrarin

Policia gjermane ka nxjerrë një mandat arresti për një person që përfitoi nga një test në rrugë me një “Ferrari GTO”, jashtëzakonisht i rrallë dhe që kushton më shumë se dy milionë euro, për ta vjedhur.

“I dyshuari u paraqit sot në mëngjes tek një konçesionar makinash antike në Neuss Uedesheim, në periferi të Dyseldorfit ku u soll si i interesuar për një Ferrari 288 GTO, ngjyrë të kuqe, prodhuar në më pak se 300 ekzemplarë në vitet ’80”, shpjegoi në një komunikatë policia lokale.

Ky person, fotoja e të cilit është publikuar nga policia, ka arritur të bindë konçesionarin që të zhvillojë një test në rrugë, para se të kryejë blerjen.

Disa çaste më pas ai u zhduk me gjithë makinën, vlera e të cilës përllogaritet rreth 2,2 milionë euro.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera