» Rritet lista e personave në kërkim

Rritet lista e personave në kërkim

119 persona me kartelë të kuqe, të dënuar për krime të rënda, që nga vrasja e deri te grabitjet e armatosura, janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare por edhe ato të huaja, si Interpol. Deri më tani lista tre shifrore nuk është ulur por vijon të shtohet.

Supergrabitja e Rinasit tregoi mjaft se të shpallurit në kërkim kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat. Një urdhër për ngritjen e një grupi pune ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke pasur për detyrë të analizojë punën e bërë për kapjen e këtyre personave.

Gjithashtu, mësohet se shumë shpejt të gjithë sektorët e drejtorive të policisë së kryeqytetit, por edhe ato të rretheve, do të raportojnë në Drejtorinë e Përgjithshme mbi listat e tyre të personave të shpallur në kërkim, pasi numri është edhe më i lartë nëse do të marrim parasysh dhe kërkimet policore.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera