» Zbuloi se ishte përdhunuar pasi kuptoi se ishte shtatzënë

Zbuloi se ishte përdhunuar pasi kuptoi se ishte shtatzënë

Një grua zbuloi se ishte përdhunuar gjatë një nate të dehur pasi kuptoi se ishte shtatzënë.

Gruaja u zgjua në shtratin e saj e zhveshur, çorientuar dhe e hutuar pasi u kthye në shtëpi nga Manuel Aguilar, u tha në gjykatë.

Aguilar fillimisht i tha asaj se nuk kishte ndodhur asgjë, por dy javë më vonë gruaja bëri dy teste shtatzënie që dolën pozitive.

Menjëherë ajo ndërpreu shtatzëninë. 24-vjeçari mohoi se kishë përdhunuar gruan por ADN-ja e tij lidhet me embrionin e foshnjës së abortuar.

Gruaja kishte dalë me miqtë e saj St Helier, Jersey, në natën e përdhunimit. Në klub i pandehuri iu afrua dhe i ofroi një pije.

Ajo doli rreth orës 12:30 të mbrëmjes e dehur nga lokale dhe u largua nga aty nga 24-vjeçari dhe një individ tjetër.

Rreth një orë më vonë ajo u sëmur dhe u thirr ambulanca.

Megjithëse nuk mori trajtim mjekët e këshilluan që dikush ti qëndronte pranë gjatë natës. Ajo ra dakort që i pandehuri ta dërgonte në shtëpinë  e saj. Mëngjesin tjetër gruaja u zgjua në shtrat lakuriq, e çorientuar dhe e hutuar.

I riu tha në gjykatë se: “Nuk mendoj se ndodhi gjë por nuk jam 100% i sigurt.”

Ndërkohë gjyqi vazhdon ende për tu zbardhur e vërteta.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera