» Studentët i rikthehen protestave, në 22 maj para Ministrisë së Arsimit

Studentët i rikthehen protestave, në 22 maj para Ministrisë së Arsimit

Në datën 22 Maj studentët kanë lajmëruar një tjetër protestë.

Tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit në orën 12.

Studentët shprehen se arsyet e protestës lidhen me premtimet e pambajtura të qeverisë sa i përket kërkesave të tyre.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera