» E enjtja, ditë zie në nderim të Majorit Klodian Tanushi

E enjtja, ditë zie në nderim të Majorit Klodian Tanushi

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e enjte të jetë ditë zie në nderim të majorit Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit ‘Dëshmor i Atdheut’, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, ‘Dëshmor i Atdheut’.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera