» Vrasësit me pagesë, sfida e policisë

Vrasësit me pagesë, sfida e policisë

Zbulimi i vrasjeve të tipit mafioz mbetet një nga sfidat më të vështira të policisë. Ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vrasës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme.

Emri Vata ish-drejtor i Policis, thotë se këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe kriminale që kanë vrasës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. ”Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara”.

Policia ka zbuluar edhe vrasës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë eurosh. ”Vrasësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”.

Edhe ne zinxhirin e vrasjeve te ndodhura muajt e fundit në Shkodër dyshohet se autorët janë kriminelë të paguar. Ndaj pjesa më e madhe e këtyre veprave kanë mbetur pa autorë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera