» Nëna lind në autobus, udhëtime falas për vogëlushen deri 18 vjeç

Nëna lind në autobus, udhëtime falas për vogëlushen deri 18 vjeç

Gjatë udhëtimit me autobus nga Barcelona në Bruksel, një grua solli një vajzë të shëndetshme në botë.

Gruas i erdhën dhimbjet e lindjes ndërsa po udhëtonte për të vizituar pjesëtarët e familjes së saj.

Dy shoferët e autobusit FlixBus u alarmuan kur bashkëshorti i gruas shtatzënë u tha se asaj i kishin plasur ujërat para kohe.

Shoferi në timon Guillaume Moity arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi fëmijën në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital.

Si nëna ashtu edhe foshnja Zenep ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera