» Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja shfaqin qëndrueshmëri ndaj Lekut

Këmbimi valutor/ Monedhat e huaja shfaqin qëndrueshmëri ndaj Lekut

Dita e mërkurë ka nisur me një qëndrueshmëri të monedha të huaja kundrejt monedhës vendase. Euro sot vazhdon të këmbehet me 123 lekë, sipas të dhënave të Credins Bank.

Ndërkaq të njëjtën ecuri ka ndjekur dhe Paundi Britanik i cili sot kuotohet në vlerën e 141.5 lekëve.

Dollari Amerikan ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me ditën e djeshme me 0.5 pikë, duke kapur vlerën e 109.7 lekëve.

Sakaq një rritje të lehtë ka pësuar dhe Franga Zvicerane e cila sot këmbehet me 108.6 lekë.

Për sa i përket Dollarit Kanadez kemi një rënie prej 0.5 pikësh duke arritur sot kuotën e 81.3 lekëve. Ndërsa Dollari Australian nuk ka shfaqur luhatje, duke u këmbyer sot me 75.8 lekë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera