» Kur largohen nga prindërit europianët? Eurostat: 26 vjeç në mesatare. Femrat më të pavarura

Kur largohen nga prindërit europianët? Eurostat: 26 vjeç në mesatare. Femrat më të pavarura

Një në katër të rinj në Europë jetojnë ende në shtëpinë e prindërve, sipas të dhënave të Eurostat, që tregojnë se femrat janë më të pavarura se meshkujt në këtë prizëm. Në Bashkimin Europian, mbi 1/3 e meshkujve në grupmoshën 25-34 vjeç, jetonin ende me prindërit në vitin 2017, krahasuar me vetëm 21% për femrat në të njëjtën moshë.

Ndër vendet anëtare, përqindja e të rinjve që jetonin ende me prindërit, varionte nga 3.2%  dhe 4.7% në Danimarkë dhe Finlandë, deri në 56% dhe 60% në Greqi dhe Kroaci, në mënyrë respektive. Në mesatare, europianët dalin nga shtëpia në moshë 26 vjeç dhe kjo ka ndryshim të theksuar në vendet anëtare. Suedezët janë më të rinjtë që dalin nga shtëpia, në moshën 18 vjeç, ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda, në 21 dhe 22 vjeç respektivisht.

E kundërta ndodh për Kroacinë dhe Sllovakinë, ku të rinjtë dalin nga Shtëpia në moshat 32 dhe 31 vjeç në mënyrë respektive. Sipas Eurostat, në të gjithë vendet anëtare,  femrat kishin tendencë për t’u larguar më herët nga shtëpia e prindërve. Ndarja më e madhe gjinore u regjistrua në Rumani,  ku femrat dilnin nga shtëpia në moshën 25 vjeç dhe meshkujt në 30.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera