» Rikthehet imuniteti i deputetëve

Rikthehet imuniteti i deputetëve

Propozimi i mazhorancës, për ti vendosur kushte prokurorisë në rastet kur kërkon hetimin e një deputeti, ka nisur të shqyrtohet në bashkëpunim me opozitën e re parlamentare.  Në draftin e paraqitur dy vite më parë, parashikohet që akuza nuk mund të kërkojë ndalimin apo procedimin e një deputeti pa pasur prova bindëse.

Mazhoranca dhe opozita e re parlamentare ka nisur diskutimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit.

Drafti u depozitua për shqyrtim dy vite më parë, ndërsa kreu i grupit socialist Taulant Balla premtoi se nuk do ta kalonte këtë draft pa miratimin e e PD, por duket se pas djegies së mandateve gjithçka ka ndryshuar.

Fino: Deputeti është i barasvlefshëm, si ti dhe unë jemi njësoj, si ti dhe Gramoz Ruçi, jeni njësoj.Kur dërgon një letër ose deputet, logon duhet ta kem, kaq.

Xhafaj: Për deputetin shtojmë një nen të veçantë ku rregullojmë sesi mund ti ketë këto.

Manja: Kërkova të evitojmë debatet për gjëra të caktuara, më mirë e lëmë hapur atë nen sesa të ngelemi te një nen.

Fino: Rregullojeni me këta që janë tani dhe miratojeni rregulloren se ju doni të mos flisni më tani se e keni miratuar njëherë. Hajt, mirupafshim!

Në draftin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, socialistët kërkojnë rikthimin e mbrojtjes me Kushtetutë nga hetimi ku PS ka propozuar kushte ndaj prokurorisë.

Me rishikimin e nenit 118, hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Keshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend.

Debat ky që u zhvillua dhe në rastin e Saimir Tahirit. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera