» Genc Prelvukaj publikon foton e Enit dhe e përshkruan me fjalët më të ëmbla: Bukuria e saj…

Genc Prelvukaj publikon foton e Enit dhe e përshkruan me fjalët më të ëmbla: Bukuria e saj…

Që kur vendosën që lidhjen e tyre ta bënin publike, dy këngëtarët e njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

genc eni

 

Ata tashmë nuk ngurrojnë të publikojnë foto me njëri-tjetrin në profilet e tyre në rrjetet sociale. Madje një ditë më parë, Genc Prelvukaj e ka surprizuar partneren e tij me një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”.

GENC

Këngëtari ka publikuar një foto ku shfaqet Eni, ndërkohë krah saj ka shkruar: “Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtet errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty.”

Eni ka mbetur e surprizuar nga ky dedikim dhe i ka komentuar: “Awwww😍😍❤️❤️”.

eni genciENIeni2


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera