» “Nuk do të marrin asnjë euro prej meje”, Xhekson për pezullimin: E di pse po e bëjnë…

“Nuk do të marrin asnjë euro prej meje”, Xhekson për pezullimin: E di pse po e bëjnë…

Mbrojtësi brazilian, Xhekson Ferreira, i pezulluar nga klubi i Luftëtarit ditën e djeshme, ka mbetur i habitur kur ka mësuar për vendimin e drejtuesve. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, 28-vjeçari ka komentuar pezullimin, duke mos lënë pas as kritikat për klubin. Ai e cilëson absurd faktin që penalizohet pse ka shkaktuar penallti në ndeshjen e Kupës ndaj Tiranës. Xhekson thekson se drejtuesit duan ta dëmtojnë në këtë moment, në mënyrë që ai të detyrohet të rinovojë kontratën, teksa kjo e fundit i skadon me mbylljen e këtij sezoni

Xhekson, a ju kanë njoftuar nga klubi për pezullimin?

Jo, tani po e mësoj nga ju, sepse nga klubi nuk më ka njoftuar askush. Deri të mërkurën jemi pushim.

Çfarë ka ndodhur?

Lexova në internet deklaratën që kishte bërë klubi dhe mund t’ju them vetëm kaq, që asnjë ekip në botë nuk mund të pezullojë një lojtar pasi ai ka bërë një paraqitje të keqe. Gjithsesi, unë e di pse po ndodh kjo situatë.

Pse po ndodh?

Në klub e dinë që kontrata ime përfundon pas 20 ditësh dhe ata tani nuk dinë se çfarë të bëjnë dhe po përpiqen me të gjitha mënyrat për të më bindur, duke vepruar në këtë mënyrë. Ata kërkojnë të më dëmtojnë në këtë moment, duke menduar se unë do të rinovoj kontratën, por  ju them me siguri se nuk kam për ta bërë diçka të tillë. Penalltia juaj ndaj Tiranës në Kupë solli edhe ndryshimin e ndeshjes.

Mos ndoshta në klub dyshon për atë veprim që keni bërë, prandaj dhe ju kanë pezulluar…?

Kjo është penalltia e dytë që unë shkaktoj në 47 ndeshje për kampionat që kam luajtur deri më tani me fanellën e Luftëtarit. Unë jam mbrojtës dhe në futboll këto gjëra ndodhin. Askush nuk më ka thënë diçka nga klubi në lidhje me këtë që ju po pyesni.

Aventura juaj me Luftëtarin mund të quhet e mbyllur?

Po, nuk dua të vazhdoj më kontratën, edhe pse drejtuesit po përpiqen të rinovojnë. Duke qenë se unë nuk po pranoj, ata tani po bëjnë gjithçka për të më lënduar. Do të pres edhe 20 ditë dhe ata nuk do të marrin asnjë euro prej meje. Kjo është Shqipëria, e njoh mirë.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera