» Këmbimi valutor/ Paundi Britanik sërish në rënie të ndjeshme, ndërsa Euro mbetet i qëndrueshëm

Këmbimi valutor/ Paundi Britanik sërish në rënie të ndjeshme, ndërsa Euro mbetet i qëndrueshëm

Edhe ditën e sotme monedha europiane vazhdon të qëndrojë në të njëjtat vlera sikurse dhe ditën e djeshme duke u këmbyer me 123 lekë.

Një rënie të dukshme ka pësuar Paundi Britanik, i cili sot shënon një rënie të ndjeshme prej 0.7 pikësh duke kapur vlerën e 141.5 lekëve.

Dollari Amerikan ka shfaqur një zbritje prej 0.3 pikësh, referuar të dhënave të Credins Bank, duke u këmbyer sot me 109.2 lekë.

Franga Zvicerane nga ana tjetër vazhdon të forcohet kundrejt lekut, me një rritje prej 0.3 pikë, duke kapur vlerën e 108.5 lekëve.

Ndërkaq Dollari australian ka zbritur në vlerën e 75.8 lekëve ndërsa Dollari Kanadez është rritur me 0.5 pikë, duke u këmbyer sot me 81.8 lekë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera