» Zbulohet dhuarata e parë për Guardiolën/ 60 milionë euro për “dështakun” e Juventusit

Zbulohet dhuarata e parë për Guardiolën/ 60 milionë euro për “dështakun” e Juventusit

Pasi u shpall kampion i Premier League për të dytin sezon rresht, Pep Guardiola ka filluar nga puna për sezonin e ri. Sheikët e “Qytetarëve” ( Manchester City F.C.) kanë gati dhuratën e parë për trajnerin spanjoll.

Image result for Pep Guardiola

Joao Cancelo la Interin në verë për t’u transferuar te Juventusi gjatë verës së kaluar. Sezoni me bardhezinjtë nisi mirë për anësorin portugez, por më pas paraqitjet nuk ishin bindëse dhe forma e lojtarit shkoi në rënie.

Related image

25-vjeçari i cili bën mirë të gjitha rolet e krahut të djathtë, mund t’i japë lamtumirën bardhezinjve në verë. Cilësitë e tij pëlqehen shumë nga Pep Guardiola.

Spanjolli e dëshiron Cancelon te City i tij dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e lojtarit. Dakord është edhe Juventusi, që do të dilte 28 milionë euro fitim. Allegri ka dhënë lejë për largimin e mbrojtësit dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja përfundimtare.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera