» Këmbimi valutor / Java nis pa ndryshime për Euron dhe Dollarin. Rritet Franga Zvicerane

Këmbimi valutor / Java nis pa ndryshime për Euron dhe Dollarin. Rritet Franga Zvicerane

Java ka nisur pa asnjë luhatje në tregun valutor për monedhat kryesore të Euros dhe Dollarit Amerikan, sipas të dhënave të marra nga Credins Bank. Ditën e sotme ato janë këmbyer përkatësisht me 123 lekë dhe 109.5 lekë.

Përsa i përket Paundit Britanik ka pasur një zbritje të lehtë me 0.2 pikë, duke u ulur në kuotën e 142.2 lekëve.

Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar rritje me 0.5 pikë duke kapur vlerën e 108.2 lekëve.

Dollari Australian gjithashtu e ka nisur javën me një zbritje prej 0.3 pikësh duke u këmbyer sot me 76.2 lekë.

Nga ana tjetër Dollari Kanadez nuk ka shfaqur lëvizshmëri në tregun valutor dhe kuotohet sërish sot në vlerën e 81.3 lekëve.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera