» Meterologët amerikanë për motin në Ballkan: Diçka e çuditshme po ndodhë

Meterologët amerikanë për motin në Ballkan: Diçka e çuditshme po ndodhë

Një tip i tillë cikloni është i rëndomtë në dimër e në praneverë të hershme, por shumë i parëndomtë në maj, ka thënë meteorologu Tyler Roys, transmeton Gazeta Metro.

Tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë  reshje të shumta dhe vërshime, ndërsa me motin ne Ballkan janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruajnë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Reshje të shumta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era dhe stuhitë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i pazakonte në maj.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të reshjeve, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një periudhë 24 orësh lokalisht mund të bien 150 mm shiu, e në disa zona madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera