» Krasniqi, Profesori kosovar: “Rama, nuk e dogji dot Kosovën, tani ka marre porosinë e Putinit për Shqipërinë…, por…”

Krasniqi, Profesori kosovar: “Rama, nuk e dogji dot Kosovën, tani ka marre porosinë e Putinit për Shqipërinë…, por…”

Profesori i njohur kosovar Milazim Krasniqi shkruan se “Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë.”
Krasniqi thekson se “Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan.”

Ja reagimi i plotë i Milazim Krasniqit

Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë. Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan. Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë. Pas brutalitetit të djeshëm policor, rreziku për një destabilizim të rëndë të Shqipërisë vërtet është i madh. Kjo edhe për arsyen se bizantizmi në Shqipëri është shumë virulent. Veç kujtojeni psikozën bizantiniste të vitit 1997!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera