» Lexoni Sondazhin në 360grade.al : A do të dorëhiqet Kryeministri? Shumica votojnë “PO”

Lexoni Sondazhin në 360grade.al : A do të dorëhiqet Kryeministri? Shumica votojnë “PO”

Që nga muaji shkurt opozita është ngritur në protesta të njëpasnjëshme. Në dt. 8 qershor ishte protesta e 8-të e saj. Shkaqet që çojnë shqiptarët të dalin në protestë janë të shumta: Nga korrupsioni, kriminaliteti, mungesa e perspektivës dhe largimi në masë jashtë vendit, blerja e votës dhe zgjedhjet jo të lira, mungesa e tranparencës në përdorimin e fondeve publike, dhuna e përdorur mbi banorët e Unazës së Re për ti nxjerrë pa të drejtë nga shtëpitë e tyre.

Të gjitha këto kanë çuar në një pjesmarrjë gjithmonë dhe më masive në protesta. Por Kryemistri dhe qeveria që përfaqson janë përgjigjur me dhunë revoltës qytetare dhe shpesh janë akuzuar nga opozita se po keqpërdorin forcat e rendit.

Gjithashtu ne dt. 8 qershor presidenti Meta me një dekret të ri, anulloi dt. 30 qershor si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Por ky çdekretim solli një furtunë në kampin e mazhorancës, e cila ka filluar proçudarat parlamentare për shkarkimin e presidentit. Një akt politik i cili quhet antikushtetues nga shumë ekspertë dhe kosticionalistë, në mungesë edhe të Gjykatës Kushtetuese

Këto zhvillime dhe reagimi që pason në opinionin publik çojnë në pyetjen e natyrshme:

A do të dorëhiqet Kryeministri?

Ja si kanë votuar qytetarët: 66% ( 1 572 vota) e votuesve mendojnë se PO/ Krymistri Edi Rama, do të japë dorëheqjen.

34% (805 vota) e votuesve mendojnë se JO/ Krymistri Edi Rama, nuk do të japë dorëheqjen.

VOTO EDHE TI!

 

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera