» Pse Arta Marku u thirr në Kryeministri? A duhej të shkonte aty, kryeprokurorja? Apo?…

Pse Arta Marku u thirr në Kryeministri? A duhej të shkonte aty, kryeprokurorja? Apo?…

Mediat njoftuan për mbrritjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, në zyrat e Kryeministrisë, për një bisedë kokë më kokë me Ramën. Askush nuk e di zyrtarisht, se përse kryeministri e ka thirrur kryeprokuroren Marku dhe se përse, kryeprokurorja, duhet ti përgjigjej pozitivisht ftesës së tij.
Pa hyrë në diskutimin e kotë të pavarsisë apo jo, të kryeprokurores Marku, vizita e saj në kryeministri është problematike në vetvete. Porse informacione që vijnë nga burime të mirëinformuara, thuhet se kryeministri, ka kërkuar nga kryeprokurorja, që hetimet që lidhen me protestën, të futen në kategorinë e Krimeve të rënda.
Është ende e paditur, se cila do të jetë përgjigja e Markut në lidhje e këtë kërkesë…/360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera