» Përfitimet e bërthamave të frutave/Si t’i përdorni në jetën e përditshme

Përfitimet e bërthamave të frutave/Si t’i përdorni në jetën e përditshme

Frutat e shijshme si kumbulla, pjeshka, qershi, kajsia etj janë më të mirat për tu konsumuar në këtë stinë. Por pasi t’i hani mos i hidhni bërthamat e tyre.

Mënyra më e mirë është t’i lajmë, t’i thajmë në diell, t’i fusim në një qese letre dhe t’i mbajmë ato me vete qoftë edhe në makinë. Në këtë mënyrë sa herë do të dalim në natyrë i hedhim ato në një vend të shkretë.

Mjafton ky veprim i thjeshtë dhe nëse kontribuojmë të gjithë për një pemë të re për çdo sezon, misioni ynë për të ringjallur këtë botë do të përmbushet.

Gjatë viteve të fundit qeveria e Tajlandës ka promovuar këtë aksion për të gjithë qytetarët e saj. Disa rajone kanë kryer me sukses të madh një fushatë intensive dhe numri i pemëve frutore në natyrë, e sidomos në vende të shkreta, është rritur, veçanërisht në pjesët veriore të Tajlandës.

Gjithashtu edhe malajzianët po i bashkohen tajlandezëve në këtë nismë për të përhapur bollëkun dhe begatinë në natyrë dhe në këtë mënyrë, të thjeshtë por efikase, për të kontribuar për gjeneratat e ardhshme./Agroweb


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera