» Të presësh gjak nga të tjerët, për të jetuar

Të presësh gjak nga të tjerët, për të jetuar

Prej 25 vjetësh, ky prind nga Fieri, sjell vajzën e tij talasemike në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht sot do të marrë gjak, sepse dikush ka dhuruar.

“Vij nga Fieri një herë në dy javë, në spitalin e Lushnjës”, thotë ai.

“Asgjë, thjesht m’u tipos dhe e bëra, është hera e parë”, thotë një dhurues.

Të sëmurët me talasemi duhet të marrin gjak çdo 20 ditë dhe çdo here procesi varet nga dhurimet vullnetare.

“Problematika ekziston dhe gjithmonë do ekzistojë, se kjo arrihet nëpërmjet dhurimit dhe dhurimet janë të vështira”, thotë Mjekja Hematologe, Ariana Zaka.

“Mbetet problematikë për shkak të numrit të dhurimeve në Lushnje. Numri i dhurimeve për gjithë vitin 2019 me 450 dhurime vullnetare”, shprehet Mjeku Ransfuziolog, Endrit Susaj.

Në Ditën Botërore të Talasemikëve, edhe Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ngriti shqetësimin se dhurimet janë më të ulëta se sa nevojat për gjak.

“Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Kemi 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë pothuajse dy herë më të mëdha. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”, tha Manastirliu.

Stina e verës rrit gjithmonë nevojat për gjak, e për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka çel fushatën kombëtare për dhurimin e gjakut, e cila do të zgjasë deri në 14 Qershor dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë./klan


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera