» Bye bye, Edi Rama, treni juaj iku prapë!

Bye bye, Edi Rama, treni juaj iku prapë!

Gjatë kohës që ka qenë në opozitë Edi Rama dhe Rilindja e tij, si kryefjalë të asaj që do të arrinin kur të vinin në pushtet kishin hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe avancimin e vendit drejt anëtarësimit. Nën këtë “justifikim” bënë, edhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me LSI-në dhe shumë parti të tjera të majta e të qendrës. Por po hyjmë në vitin e 7-të të qeverisjes së Edi Ramës dhe në mënyrë të paprecedentë vendi jo vetëm që nuk ka përparuar në axhendën e integrimit, por përkundrazi ka ecur prapa duke rrezikuar edhe rikthimin e vizave pas vendimit të fundit të parlamentit holandez. Pak ditë më parë në Samitin e Berlinit u dha një goditje tjetër, duke shtyrë pa kohë dhe afat hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Treni i BE-së gjatë qeverisjes së Rilindjes ka kaluar disa herë në stacionin Shqipëri, por nuk ndaluar pasi qeverisja klepto-kriminale e Edi Ramës është konsiderua e padenjë për të hipur vendin aty. Vitin e shkuar pas rekomandimit të KE-së, Edi Rama hapi shampanjën dhe mashtroi hapur duke deklaruar se “negociatat janë hapur, por presim vetëm zyrtarizimin në qershor të 2019-ës”. Fakt është që kjo datë është shtyrë sërish dhe madje do të pritet edhe një raport i ri, i cili do të rivlerësojë plotësimin e kushteve që i janë vënë qeverisë.

Pikërisht këtë temë, `Shqipëria në BE’, ka trajtuar në punën e radhës mjeshtri Bujar Kapexhiu në karikaturën e radhës të botuar në Mapo.

“Bye bye Edi Rama, treni juaj iku prapë!”, është konstatimi që përçon kjo satirë therëse politike!

Bye bye, Edi Rama, treni juaj iku prapë!


360grade.al


Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Të tjera