» FOTO/ Shqiptarët në Angli, skllevërit e lavazheve të makinave

FOTO/ Shqiptarët në Angli, skllevërit e lavazheve të makinave

Herën tjetër që të jeni duke zbukuruar thonjtë tuaj apo keni çuar makinën për të larë, hidhni sytë përreth: shikoni shtypjen dhe rraskapitjen e të punësuarve, shikoni çantat e gjumit në ndonjë cep.

Biznesmet e të gjitha madhësive janë bashkëfajtorë në skllavërinë moderne dhe ato duhet të bëjnë më shumë për ta parandaluar këtë të keqe. Kështu e nis artikullin e saj më 24 prill 2019, gazeta e njohur The Independent.

Gjashtë vjet më parë, si në këtë kohë, një grup punonjësish të shqetësuar dhe të zemëruar, jashtë një fabrike veshjesh në Dhaka të Bangladeshit, morën guximin për t’u përballur për kushtet e këqia dhe të rrezikshme të punës në të cilat ata detyroheshin për të prodhuar artikujt e fundit të markave perëndimore si Benetton apo Primark. Por, pas kësaj ata nuk kishin më asgjë tjetër për të bërë përveçse të shkonin sërish në punë, pasi mund të humbnin pagën mujore.Vetëm një orë më vonë, ndërtesa tetëkatëshe Rana Plaza u shemb, struktura e saj e dobët nuk qe në gjendje të mbante gjeneratorët e vendosur në mënyrë të paligjshme në çatinë e saj për të shmangur ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që pengonin rrjedhën e punës. Nga shembja u vranë mijëra punëtorë: 1134 vdiqën dhe 2500 mbetën të plagosur.

Por skallëvëria moderne nuk është aspak një çështje e vendeve në zhvillim.

Janë së paku 13 mijë raste të njohura të njerëzve që jetojnë në kushtet e skllavërisë në Britaninë e Madhe dhe është mëse e qartë se numri është shumë e shumë herë më i madh.

Kategoritë kryesore janë nga Nigeria, me pastrueset e shtëpive dhe prostitutat; nga Vietnami me dyqanet e thonjve dhe nga Shqipëria, me lavazhet e makinave.

Shumica e trafikimit të qënieve njerëzore dhe praktikave moderne të skllavërisë kryhen në kryeqytet.

Organizata si Fondacioni për Trafikimin e Qënieve Njerëzore janë duke punuar me Policinë Metropolitane dhe autoritetet lokale për të ndihmuar të zbulojnë se ku po ndodh ky fenomen, mjaft shpesh në shtëpitë dhe bizneset fqinje.

Image

Fëmijë që trafikohen për shfrytëzim seksual

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera