» Zvarriti deri në vdekje një njeri me ngjyrë/Teksasi ekzekuton me vdekje supermacistin e bardhë

Zvarriti deri në vdekje një njeri me ngjyrë/Teksasi ekzekuton me vdekje supermacistin e bardhë

Një racist i deklaruar i cili orkestroi një nga krimet më të tmerrshme të urrejtjes në historinë e SHBA u ekzekutua të mërkurën në Teksas pasi zvarriti deri në vdekje një njeri me ngjyre. John William King, i cili ishte i bardhë, mori injeksionin vdekjeprurës për vrasjen gati 21 vjet më parë te James Byrd Jr., i cili ishte i lidhur me zinxhirë në pjesën e prapme të një kamioni dhe u tërhoq për gati 3 milje përgjatë një rruge të izoluar në pyjet me pisha jashtë Jasper, Texas, shkruan “Cbs News”.

49-vjeçari Byrd ishte gjallë për të paktën 2 milje para se trupi i tij të copëtohej në orët e hershme të mëngjesit të 7 qershorit 1998.

Image result for John William King

Image result for John William King

Prokurorët thanë se Byrd ishte në shënjestër për shkak se ishte i zi.

King ishte haptazi racist dhe kishte tatuazhe fyese për rracat e tjera në trupin e tij, duke përfshirë një, ku shfaqej një zezak me një lak rreth qafës së tij varur nga një pemë, sipas autoriteteve.

Image result for John William King


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera