» “200 km për të grabitur lagjen e të pasurve në Londër”, ish-mësuesja flet për hajdutin e famshëm shqiptar: Ishte e tmerrshme kur…

“200 km për të grabitur lagjen e të pasurve në Londër”, ish-mësuesja flet për hajdutin e famshëm shqiptar: Ishte e tmerrshme kur…

Një nga viktimat e të ashtuquajturit “Hajduti i Wimbledon”, tha se sonte mund të flinte e qetë, pas arrestimit të 42 vjeçarit shqiptar, Asdrit Kapaj.

Daniela McBride dhe burri i saj Lars besojnë se ata ishin në shënjestër të paktën tre herë nga hajduti shqiptar.

Çifti kishte stoli me vlerën e 6 mijë paundve si dhe 1500 paund të holla në shtëpi kur u vodhën nga shqiptari në vjedhjen e fundit në dhjetor 2015.

“Daily Mail” shkruan se znj. McBride foli pasi vjedhësi 42-vjeçar, i cili tani është në paraburgim, pranoi kryerjen e 24 vjedhjeve në lagjen e të pasurve në Londër.

Gazeta shkruan se shqiptari synonte kryesisht të pasurit dhe të famshmit, duke shtuar se Kapaj udhëtonte 200 km nga shtëpia e tij në Altrincham të Manchesterit për të kryer vjedhjen.

Midis personave të vjedhur, ishte edhe legjenda e tenisit Boris Becker.

Mësuesja në pension, znj. McBride, 67-vjeçe tha për MailOnline: “Me të vërtetë jam e kënaqur që policia më në fund e arrestoi dhe se ai pranoi fajin”.

“Shpresoj që mund të rimarr disa nga stolitë, sepse ato kishin vlerë sentimentale. Nuk jam e sigurt nëse do të mund t’i marr”, tha ajo.

“Është një ndjenjë e tmerrshme duke e ditur se një i huaj ka qenë brenda shtëpisë tënde dhe ka kontrolluar të gjitha gjërat tua personale.”

Ajo tha se ishte vjedhur për herë të parë në 2013, ku kishte vënë re mungesën e 40 paundve në çantën e saj.

Në vitin 2015, asaj ju vodhën më shumë para.

“Ishte java para Krishtlindjeve që vajza ime vuri re se unaza e saj që mbante në një kuti xhevahiresh ishte zhdukur së bashku me dy byzylykë të dhuruar nga gjyshërit.

Zbulova gjithashtu, se një unazë me tre diamante ishte marrë së bashkë me byzylykët dhe vathët e mi”, tha ajo.

“Pas kësaj, policia përdori dhomën tonë në katin e sipërm për të mbikëqyrur shtëpinë dhe rrugën për dy javë gjatë natës, me shpresën për ta kapur. Pa dyshim, ishte mjaft dinak”.

Kapaj u shfaq sot pasdite në Kingston Crown Court ku u deklarua fajtor për vjedhje, ndërsa vendimi i dënimit do të jepet më 21 qershor.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera