» Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së

Ushtria serbe përdori helme kimike ndaj ushtarëve të UÇK-së

Ditët më kritike në Betejën e Koshares të vitit 1999, kishin qenë 10, 11 dhe 12 maji.

Gjatë këtyre ditëve, ushtria serbe me të gjitha njësitë dhe mjetet luftarake, ishte përgatitur t’i kthente pozicionet e humbura.

Por, gjatë këtij kundërsulmi ushtria serbe, në bazë të një raporti ndërkombëtar, kishte përdorur edhe helme kimike.

Mjeku Haxhi Kamberi, i cili në atë kohë shërbeu në Koshare, ka treguar se pas analizave, të cilat ishin kryer në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe ishin verifikuar edhe në Bruksel, ishte vërtetuar se ushtria serbe kishte përdorur dy lloje të helmeve kimike luftarake.

Kamberi thotë se numri i saktë i ushtarëve të helmuar nuk dihet, por se pasojat, sipas tij, janë afatgjata.

Se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike tregon edhe ish-luftëtari i UÇK-së, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, Anton Çuni, shkruan FM Images.net.

Çuni, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk është vonë që kjo çështje të ngrihet pasi, sipas tij, dëshmitë ende ekzistojnë.

Beteja e Koshares, gjatë së cilës ishte thyer kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një ndër betejat më të rëndësishme në luftën e fundit në Kosovë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera