» 360 Gradë/ Spiropali lëshon bombën: Nuk hyjmë në zgjedhje pa Opozitën….

360 Gradë/ Spiropali lëshon bombën: Nuk hyjmë në zgjedhje pa Opozitën….

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në mbyllje të mbledhjes së Kryesisë së PS-së foli rreth asaj çka u diskutua në këtë mbledhje.

Sipas Spiropalit, PS-ja është e vendosur të garantojë një proces zgjedhor për shqiptarët.

E pyetur rreth vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, Spiropali deklaroi se mazhoranca nuk do të shkojë në zgjedhje pa opozitën duke iu referuar kështu deputetëve të rinj në Parlament.

“Rrugëtimi ynë do të jetë shtëpi më shtëpi, derë më derë, për ti prezantuar planin tonë shqiptarëve. Jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhor për shqiptarët dhe me shqiptarët. Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ata nuk janë opozita e vendit, ata janë disa parti politike që kanë vendosur me vullnetin e tyre të dalin jashtë sistemit. Është turp që PD-ja ka zgjedhur ti lërë në rrugë zgjedhësit e saj”,-tha Spiropali.


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera