» Konflikti nisi në Angli, burri në Borsh denoncon gruan dhe djalin për dhunë: Më kanë nxjerrë jashtë

Konflikti nisi në Angli, burri në Borsh denoncon gruan dhe djalin për dhunë: Më kanë nxjerrë jashtë

Me me një histori si skenar filmash, ky burrë nga Borshi që për vite  ka jetuar në Angli thotë se po i rrezikohet jeta nga një seri akuzash e sulmesh për të cilat fajëson bashkëshorten dhe të birin e saj.

Konfliktet sipas Hysen Muçës kanë nisur në Angli, ku bashkëshortja e denoncoi për përdhunim por ai përfitoi parafajsi.

Më pas përplasja sipas tij u zhvendos në Borsh, ku thotë se e kanë nxjerrë me forcë dhe mashtrim nga banesa.

” Tentoi të më godiste me makinë, u hodha matanë. Kishte ndërruar të gjithë çelësat zonja”.

Madje ai shton se mbrëmjen e së martës e kanë dhunuar.

“Më morën çantën, më kërcënuan, më hodhën nga një mur sa futesh në oborrin e hotelit. Jam goditur në kokë, jam shembur komplet, me zor eci”.

Hysen Muça thotë se në Policinë e Himarës nuk i pranuan kallzimin për sulmin që i kanë bërë tre ditë më parë me makinë ndaj zgjodhi të bëjë denoncim publik për mosveprimin e uniformave blu.

” Pa shtëpi, pa gjë. Jam jashtë dhe po më rrezikohet jeta. Është hera e katërt që denoncoj dhe policia asnjë masë”.

Nga spitali i Sarandës, ku po merr mjekim për plagë në kokë e pjesë të tjera të trupit, siç tregon edhe ky dokument zyrtar, Hysen Muça kërkon veprimin e drejtësisë përballë rrezikut të jetës që thotë se i kanoset./oranews


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera