» FOTO/ Njeriu më i pasur në botë refuzon të paguaj për djalin me tumor dhe nipin e rrëmbyer i cili e pësoi rëndë

FOTO/ Njeriu më i pasur në botë refuzon të paguaj për djalin me tumor dhe nipin e rrëmbyer i cili e pësoi rëndë

Paul Getty ishte një nga miliarderët më të pasur në botë. Ai e fitoi pasurinë e tij në naftë. Por manjati nuk është i famshëm vetëm për pasurinë e tij, por edhe të qenit një nga miliarderët më dorështrënguar që ka ekzistuar ndonjëherë.

Dhe historia e tij më e famshme, është refuzimi për të shpëtuar jetën e nipit pasi u rrëmbye në vitin 1973.

Në shenjë hakmarrje, rrëmbyesit i prenë veshin të riut dhe ia dërguan gjyshit të tij.

Por, linja e kursimit e miliarderit ishte e dukshme shumë kohë përpara rrëmbimit të famshëm, i kthyer në film dhe seri televizive.

Dashuria e manjatit të naftës për para u vendos madje edhe mbi familjen e tij dhe të birin i sëmurë rëndë me tumor.

Tregtimi për Timmy (i biri), është ndoshta reflektimi më i saktë i të qenit dorështrënguar i miliarderit.

Ai ishte djali i gruas së pestë dhe të fundit të miliarderit, e cila vdiq prillin e vitit të kaluar në moshën 103 vjeçare.

Në kujtimet e saj, këngëtarja amerikane zbuloi “xhepat tejet të mbyllur” të Getty

Industrialisti i lindur në Amerikë, refuzoi të paguante faturat mjekësore për djalin, i cili mbeti i verbër për shkak të tumorit në tru.

Ndërsa Timmy luftonte për të mbijetuar, Getty nuk e pa për katër vjet.

Djali i tij vdiq në moshën 12 vjeçare dhe madje, miliarderi nuk mori pjesë as në funeral, duke dërguar një shënim ku kërkonte falje pasi ishte shumë i zënë.

Megjithatë, Timmy e idolizoi të atin. Në librin e saj “Alone Together”, Teddy kujton dashurinë e djalit për babanë e tij gjatë ditëve të fundit të jetës.

“Ai kishte plot dashuri për babain e tij,” shkruan ajo, duke shtuar se djali nuk e shihte si njeriun më të pasur në botë, por si “babin tim të dashur, të cilin e dua”.

Teddy tregoi se burri nuk u kthye nga Anglia për në SHBA gjatë periudhës kur djali i tyre ishte i sëmurë, duke përmendur si arsyen kryesore për divorcin e tyre në vitin 1958.

Në letrat e dërguara në ato vite, Teddy iu lut burrit të saj që të kthehej dhe ta ngushëllonte djalin. Por ai kurrë nuk e bëri.

Në vitin 1958, Getty po negocionte marrëveshjen novatore për të siguruar të drejtat e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, marrëveshje që e bëri atë miliarderin e parë të Amerikës.

Ai i premtoi të birit se do ta vizitonte në spital gjatë operacioneve, por asnjëherë nuk e bëri një gjë të tillë.

Udhëheqësi i “Getty Oil” ishte aq i pashpirt sa që ankohej për faturat e mjekësore në telefon teksa fliste me gruan, ndërsa djali dergjej në dhomën tjetër.

PAY-18825852_1492479254JPG

Gruaja thotë se luftoi në vitet më të vështira të jetës së saj, pa pasur bashkëshortin pranë.

Por ishte rrëmbimi i nipit të tij 16-vjeçar, John Getty, që i tregoi botës se çfarë ishte me të vërtetë. 16-vjeçari jetonte në Romë me të atin, kur u rrëmbye më 10 korrik 1973. Tre burra e goditën atë me qytën e armës dhe e rrëmbyen.

Burrat e çuan atë në një shpellë në pjesën jugore të vendit dhe e lidhën, ndërkohë që kërkonin nga familja para, gjë që gjyshi refuzoi të paguante.

Askush nuk e di saktësisht kronologjinë e ngjarjeve, por një shënim i djalit i publikuar në atë kohë, thoshte: “Nënë e dashur: Kam rënë në duart e rrëmbyesve. Mos më lejoni të vritem! Sigurohuni që policia të mos ndërhyjë. Ju absolutisht nuk duhet ta merrni këtë si një shaka… Mos e publikonin rrëmbimin tim”.

Në fillim, policia nuk e besoi se djaloshi ishte rrëmbyer por ata e kuptuan se nuk ishte shaka kur rrëmbyesit thanë se do t’i dërgonin nënës së djalit një nga gishtat e tij duke kërkuar 17 milion dollarë nga gjyshi.

Fillimisht J Paul Getty thuhet se nuk pranoi të paguante – duke deklaruar se kishte 14 nipa të tjerë dhe mbesa.

Ai thoshte se injoronte pagesën pasi në këtë mënyrë inkurajon rrëmbimin si një praktikë kriminale.

Miliarderi raportohet të ketë thënë: “Kam 14 nipërit e tjerë dhe nëse paguaj një qindarkë tani, atëherë do të kem 14 nipërit e rrëmbyer”.

Refuzimi i tij për të paguar çon në pasoja shkatërruese për adoleshentin.

John Pali u nënshtrua muaj tortura dhe iu pre një pjesë e veshit.

John-Paul-Getty-III

Në fillim të nëntorit një zarf u dërgua në gazetën “Il Messaggero” të Romës, ku gjendeshin pak flokë dhe veshi i prerë.

“Ky është veshi i parë i John”, shkruhej në mesazh.

“Nëse brenda dhjetë ditësh familja ende beson se kjo është një shaka e ngritur prej tij, atëherë veshi tjetër do të arrijë. Me fjalë të tjera, ai do të arrijë në copa të vogla.”

Veshi i prerë e bindi miliarderin të paguante para, por 3 milion dollarë nga 17 milionët e kërkuar.

Por, shuma nuk do të jepej drejtpërdrejt nga paratë e tij, por nga një tatim i zbritshëm nga llogaritë. Djali u lirua më në fund pesë muaj pasi u rrëmbye.

Pas përvojës së tij të dhimbshme, i riu krijoi varësi ndaj alkoolit. Ai vdiq, 54 vjeç, në vitin 2011.

Vetë biznesmeni vdiq nga një sulm në zemër në moshën 83 vjeçare më 6 qershor 1976, në Angli.

John-Paul-GettyGetty2

Me shkurtime nga “Mirror” e publikuar sot, 24 prill 2019./panorama


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera