» Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari

Arrestohet ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe Sekretari i këtij dikasteri akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë…

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor ish ministrin e Shëndetësis së Kosovës, Ferid Agani, dhe ish sekretarin e kësaj ministrie, Gani Shabani, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Stentat”, raportojnë mediat kosovare.

Sipas tyre, Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim. Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015./cna

Në foto: Ish ministri i Shëndetësisëm Ferid Agani

Në foto: Ish sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

 


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera